Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja u paraqit sot sërish në SPAK për t’u pyetur lidhur me hetimet që po kryhen për koncensionin e sterilizimit.
Beqja u paraqit në organin e akuzës në orën 9 dhe pyetja e tij zgjati për disa orë.
Ilir Beqja është marrë i pandehur në çështjen e sterilizmit me kërkesë të GJKKO-së, ndërsa akuzohet se favorizoi shtetasin, Ilir Rrapaj si fitues të paracaktuar të koncensionit të sterilizimit i cili ka një kosto shumë të lartë për buxhetin e shtetit.
Kujtojmë se Beqjës i është ndaluar dalja jashtë vendit pa lejen e gjykatës dhe i është sekuestruar edhe pasaporta.