Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK për 21 Janarin: Paralajmërime nga shërbimet amerikane për dhunë dhe viktima

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit. Meta është marrë në pyetje nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të caktuar nga prokurori i çështjes, Alfred Shehu.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se gjatë dëshmisë së tij, Meta ka deklaruar se para zhvillimit të protestës kishte marrë informacion nga shërbimet amerikane se ajo do të ishte e dhunshme dhe se ekzistonte rreziku që të përfundonte me viktima.

“Sipas informacioneve që mora nga shërbimet amerikane, protesta do të ishte e dhunshme dhe do të mbyllej me vrasje. Më është kërkuar të jap dorëheqjen, pasi ata e dinin se do të kishte një skenar dhune. Për të zbutur përplasjet, kam dhënë dorëheqjen,” mësohet të ketë deklaruar Meta para hetuesve.

Ai ka shtuar gjithashtu se këto informacione i janë përcjellë shërbimit sekret shqiptar si dhe institucionit të Presidencës.

Hetimet e SPAK për ngjarjet e 21 Janarit vijojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me fazën aktuale të procedimit penal.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *