Ish-presidenti Ilir Meta ka dorëzuar në SPAK një kërkesë nga qelia ku ndodhet, për t’u thirrur si dëshmitar në çështjen e ngjarjeve të 21 janarit 2011.
Në dokument, Meta thekson se disponon informacione dhe dëshmi që nuk janë të njohura nga organet e procedurës dhe që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Në kërkesën drejtuar Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Meta shprehet:
“Kam dijeni dhe mund të jap dëshmi të vlefshme për rrethanat e ngjarjes, dëshmi të cilat nuk janë të njohura nga organi procedues dhe mund të shërbejnë për zbardhjen e saj. Jam në dispozicion të organit procedurës në çdo moment që ajo do të jetë e gatshme.”
Kërkesa e ish-presidentit hap mundësinë për të sqaruar më tej ngjarjet që shënuan sulmin me armë ndaj civilëve në bulevard.

