Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta tha gjatë një interviste nga qelia për gazetën “Panorama” se zgjodhi të përballej me drejtësinë edhe pse sipas tij kishte oferta për t’u arratisur jashtë vendit.

“Dihet botërisht se unë gjithmonë kam qenë i hapur dhe u jam përgjigjur ftesave të SPAK-ut dhe çdo institucioni të drejtësisë. Po kështu, unë i kam pasur të gjitha mundësitë (edhe ofertat) për t’u larguar nga vendi dhe kjo jo vetëm s’ka ndodhur, por s’ka lidhje me karakterin tim, për më shumë që do justifikoja akuzat false të Ramaformës dhe do braktisja, ata që më kanë zgjedhur dhe më mbështesin. –  tha ndër të tjera Ilir Meta.

Ai shtoi se akuzat dhe arrestimi i tij janë përpjekje për të goditur aktivitetin opozitar para zgjedhjeve parlamentare që mbahen vitin e ardhshëm.

Ilir Meta shtoi se vizitat e fundit në burg i kishte kryer në vitet 1993-1994 kur vizitonte Fatos Nanon, askokohe lider i opozitës.

Avokatët e Ilir Metës pritet të apelojnë në GJKOK vendimin për arrestimin e tij.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *