Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u shpreh se deri tani numri i emigrantëve që kërkojnë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit është 42 mijë.

Ilirjan Celibashi shtoi se 600 mijë emigrantë rezultojnë të jenë pa dokumente të vlefshme identifikimi.

“Numri i aplikantëve po vjen në rritje, aktualisht janë mbi 42 mijë. Numri i zgjedhësve, të cilëve iu është refuzuar kjo kërkesë, është 9,104. Janë 1,873 zgjedhës, të cilët pasi iu është refuzuar kërkesa, kanë riaplikuar. 636 është numri i zgjedhësve që kanë riaplikuar dhe u është miratuar kërkesa. 209,931 shtetas me të drejtë vote, të cilëve u skadon letërnjoftimi deri më 15 maj 2025. Janë 160,213 shtetas, të cilët nuk kanë disponuar asnjëherë dokument identifikimi, pra nuk kanë aplikuar asnjëherë, por ndërkohë janë shtetas shqiptarë dhe nuk kanë aplikuar për dokument identifikimi. Janë shtetas dhe jo domosdoshmërisht votues. Nuk kanë aplikuar asnjëherë për dokument identifikimi. Duhet t’i kërkojmë Këshillit të Ministrave që të zgjasë, nëpërmjet aktit normativ, vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit për kategorinë e zgjedhësve shqiptarë, të cilët banojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë,” – tha ai.

By Editor