Nga Daut Dauti
Shën Augustini, filozof dhe teolog, është njeriu kryesor i krishtërimit. Në fotografinë e parë paraqitet pamja e tij që gjendet në internet e punuar nga inteligjenca artificiale që është e bazuar në mijëra ikona dhe portrete të tjera që janë bërë gjatë shekujve. Në të gjitha pamjet Shën Augustini është bjond dhe me sy të kaltër. Sikur të ishte danez, suedez ose ngjashëm me ndonjë popull tjetër nordik.
Në fakt, kjo është pamje e rrejshme për shkak se Shën Augustini ka qenë berber, një popull me pamje dhe karakteristika të veçanta që jeton në Afrikën veriore. Shën Agustini ka lindur dhe ka vdekur në Algjeri. Prandaj, pamja e tij me siguri ka qenë shumë e ngjashme me këtë në fotografinë e dytë ku shihet një berber tipik.
Por, kjo e fotografisë së dytë nuk ka qenë pamje e dëshirueshme në Perëndim ku me shekuj është fshehur ndikimi i Lindjes. Imazhet janë shumë të rëndësishme në krijimin e besimit, opinionit dhe qëndrimeve të njerëzve edhe kur janë të rrejshme.