Franca mori një fitore të vyer 2-1 ndaj një Danimarke me shumë kualitet që vuri jo pak në vêshtirësi kampionët e botës në fuqi. Skuadra e Deshamp i falet dopietës së Kliian Mbape i cili ashtu si në botërorin e para katër viteve po rezulton përcaktues për gjelat. Mbape hapi siparin e golave në mesin e pjesës së dytë. Kristensen barazoi shifrat për danezët, pak minuta para fundit, Grizman jep një pasim të kalibruar për Mbape që nuk fal duke mposhtur Shmajkëll.
Tashmë janë gjashtë pikë për Francën që siguron kualifikimin, ndjek Australia me tre pikë pas suksesit 1-0 ndaj Tunizisë. Danimarka dhe Tunizia mbeten me nga një pikë ndërsa gara për vendin e dytë mbetet e hapur.