Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha sot pretencën për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe të akuzuarit e tjerë për aferën e inceneratorit të Elbasanit.
SPAK kërkoi dënimin e Lefter Kokës me 10 vite burgim, ndërkohë që për ish-vartësin e tij, Alqi Bllako kërkoi dënimin me 4 vite burg.
SPAK pretendon se Koka në cilësinë e ish-ministrit ka përfituar rreth 3.7 milionë euro ryshfet nga tre administratorët e kompanisë Albtek Energy, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja për dhënien me koncesion dhe ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit.
Pretenca e plotë për të akuzuarit lidhur me aferën e inceneratorit të Elbasanit, ku të pandehurit përfitojnë ulje të dënimit nga gjykimi i shkurtuar:
Lefter Koka, 10- (Gjykim i shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg)
Alqi Bllako 4-2.8
Serafin Papa 4-
Pëllum Abeshi 4
Jonida Zqeqo 4
Bardhyl Çabiri 4-2.8
Mirel Mërtiri 10 -6.8
Stela Gygallja 7 -4.8
Klodian Zoto 10- 6.8