Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut shkroi në rrjetet sociale  se BDI-ja po manipulon me incidentin e presidentes së Kosovës në aeroportin e Shkupit. 

Sipas Arben Taravarit, një situatë e ngjashme i ka ndodhur dhe ish-kryeministrit teknik, Talat Xhaferi, por BDI asokohe nuk shprehu kurrëfarë indinjate. 

Mediat në Maqedoninë e Veriut raportuan se sigurimi i aeroportit të Shkupit u përpoq t’i merrte telefonin personal presidents së Kosovës, Vjosa Osmani, situatë e cila solli tensione. 

Presidenca e Kosovës dhe ministrja e Punëve të Jashtme e dënuan rastin duke e cilësuar si të pahijshme sjelljen ndaj Osmanit në aeroportin e Shkupit. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *