India së shpejti mund të ketë një tjetër emër. Parlamenti indian planifikon të mblidhet në seancë të posaçme nga datat 17 deri më 22 shtator ku pritet të merret dhe vendimi për ndryshimin e emrit.
Jairam Barash,, drejtuesi i Kongresit i tha “Times Now” se vendi i tij do të rikthejë emrin e vjetër Bharat dhe do të heqë emrin Indi, që sipas tij u vendos nga kolonizatorët britanikë si simbolikë e skllavërisë.
“Britanikët na e ndryshuan emrin nga Bharat në Indi. Sipas nenit 1, Kushtetuta thotë: ‘India, kjo është Bharat’. Vendi ynë njihet me emrin ‘Bharat’ për mijëra vjet. Ky është emri i lashtë i këtij vendi dhe gjendet në tekstet e lashta sanskrite.”- u shpreh ai.