Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken nuk takoi asnjë përfaqësues të opozitës në Tiranë, ndërsa të vetmet takime i pati me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj dhe përfaqësuesit e drejtësisë me në krye drejtuesin e SPAK-ut Altin Dumani.
Blinken e vlerësoi Shqipërinë si aleat dhe faktor stabiliteti në rajon. Duke folur për zhvillimet në Kosovë, Blinken theksoi se nuk ka shteg tjetër për paqen në rajon përveç atij që ul Kosovën dhe Serbinë në dialog.
Duke folur për Kosovën, kryeministri Edi Rma u shpreh se moskordinimi me SHBA-të është përherë hap i gabuar në vendimmarrje duke shtuar se nismat për kapital të brendshëm politik nuk i shërbejnë përparimit të Kosovës.