Vitet e fundit, Shqipëria ka zbatuar një sërë reformash në skemën kryesore të ndihmës sociale për familjet e varfra i quajtur programi Ndihma Ekonomike (ndihma ekonomike).

Në këtë kuadër, ILO pjesë e programit OKB-së vlerësoi se ndihma ekonomike në Shqipëri nuk ka qenë një instrument efektiv për uljen e varfërisë.

Ndërsa reforma e ndihmës ekonomike u zbatua gradualisht, numri i familjeve përfituese të ndihmës sociale u ul me 37.2 për qind ndërmjet viteve 2012 dhe 2021. Në vitin 2021, 68.246 familje përfitonin ndihmë sociale dhe numri i vlerësuar i përfituesve ishte 250,000 që përbën 9.0 për qind të popullsisë totale shqiptare.

ILO vë në dukje se një seri treguesish sugjerojnë se nivelet e përfitimit të ndihmës sociale janë të ulëta.

Së pari, pavarësisht rritjes së konsiderueshme të përfitimit të ndihmës sociale për familjet me fëmijë në vitin 2022, niveli i saj është ende më pak se 40 për qind e pagës minimale.

Së dyti, programi i ndihmës sociale ka një ndikim të kufizuar në uljen e rrezikut të varfërisë. Në vitin 2020, numri i vlerësuar i përfituesve të ndihmës sociale ishte 8.8 për qind e popullsisë së përgjithshme, që përbën rreth 40 për qind të popullsisë në rrezik të varfërisë.

Së treti, programi i reformuar detyron respektimin e rreptë të kërkesave. Në veçanti, anëtarët e familjes në moshë pune duhet të regjistrohen si punëkërkues në zyrën e punës dhe të marrin pjesë në trajnime profesionale. Mosrespektimi i këtyre kushteve çon në pezullimin e përfitimeve. Kjo masë përmbarimore ka sjellë përjashtime të paqëllimshme nga ndihma.

Së katërti, ligji i ri i ndihmës sociale përcakton periudhën maksimale të ndihmës sociale për pesë vjet. Për më tepër, formula e pikëve e përdorur në testin e mjeteve përfaqësuese për të vendosur për përshtatshmërinë e përfitimeve të asistencës sociale nuk është e aksesueshme publikisht për të parandaluar mashtrimin. Mbajtja e fshehtë e koeficienteve kryesorë dëmton një proces transparent vendimi, analizoi ILO.

Së pesti, riintegrimi ekonomik i përfituesve të ndihmës sociale në moshë pune në tregun e punës nuk ka qenë i kënaqshëm. Duhet të krijohet një mekanizëm efektiv koordinimi ndërmjet Zyrave të Shërbimit Social dhe Zyrave të Punësimit si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal, vërejti organizata e OKB-së.

Nëpërmjet përpjekjes së saj të vazhdueshme për të zbatuar plotësisht reformën e programit të ndihmës sociale, Shqipëria duhet të ndërtojë një sistem adekuat, të barabartë dhe të qëndrueshëm të mbrojtjes sociale që nuk lë askënd pas, këshilloi ILO..

Burimi: Monitor.al

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *