Ky është përfundimi që nxjerr një studim i kryer nga Instituti për Kërkimin e Politikave Publike (IPPR).
Studimi arrin në përfundimin se punët me kohë të pjesshme dhe ato administrative janë më të rrezikuarat në fazat e para të zbatimit të teknikave të reja që ofron inteligjenca artificiale.
“The Guardian” shkruan se kompanitë britanike janë të interesuara për këto shërbime të afta për të lexuar dhe shkruar tekste, për të krijuar dhe ruajtur kode softuerësh.
Duke analizuar 22 mijë ushtrime detyrash në ekonomi që mbulojnë çdo lloj pune, IPPR konstaton se 11% e detyrave që kryhen aktualisht nga punëtorët janë të rrezikuara.
Studimi parasheh se kjo shifër mund të rritet në 59% në një fazë të dytë të aplikimit të teknikave të IA-së.
Po ashtu studimi arrin në përfundimin se gratë janë më të rrezikuara në krahasim me burrat që të humbasin punët e tyre në sekretariate apo në funksione të tjera administrative.