Interi fitoi Superkupën e Italisë pasi mposhti Milanin në shifrat e thella 3-0.
Derbi i Milanos ofroi një Inter dominues përballë një Milani të vakët dhe tashmë në krizë të thellë. Dimarko, Xheko dhe Lautaro shënuan për zikaltrit, ndërsa Milani krijoi pak në sulm dhe shfaqi shumë pasiguri sidomos në mbrojtje.
Një trofe i merituar për skuadrën e Simone Inzagit, i pari sezonal. Interi fitoi Superkupën e 7-të në histori, ndërsa rekordin e këtij trofeu e mban Juventusi me 9-të të tillë.