Portale pranë klubit të Interit raportojnë se klubi kërkon një shumë fikse për të lënë të lirë mesfushorin shqiptar.
Zikaltrit e vlerësojnë Kristjan Asllanin 30 milionë euro dhe çdo skuadër që kërkon shërbimet e tij duhet të paguajë shumën në fjalë.
Asllani ka kontratë me Interin deri në vitin 2028, por konkurenca e madhe në mesfushën e skuadrës mund ta shtyjë drejt largimit në një ekip ku do të ketë më shumë hapësira.
Raportohet se skuadra e Brajtonit në Premier Ligë është e gatshme të paguajë 30 milionë eurot e kërkuara nga Interi për afrimin e 21-vjeçarit.
Në rast kalimi te Brajtoni, Asllani do të bashkohej me Brajan Grudën, një tjetër futbollist me origjinë shqiptare.
Për shërbimet e Kristjan Asllanit interesohen dhe klube të Serisë A.