Interi e mundi Empolin 3-1 në shtëpi ndërsa Kristjan Asllani ishte përcaktues në fushën e lojës.
“Sofa Score” I dha mesfushorit notën 8.4 për paraqitjen e tij, më e larta mes zikaltërve. Mesfushori shqiptar shërbeu për golin e dytë të shënuar nga Dumfris.
Asllani pati 105 prekje të topit, me 74 pasime të sakta dhe 8 topa të gjatë po të saktë.

Kristjan Asllani po tregon cilësi në mungesë të Çalhanoglu në mesfushë çka ka shtuar ndjeshëm peshën dhe rëndësinë e tij në organikën e Simone Inzagit.Ashtu si ndaj Venecias, Inzagi pati fjalë të mira për Asllanin pas fitores me Empolin.