Inter Milan's Lautaro Martinez celebrates after scoring his side's opening goal during the Champions League semifinal second leg soccer match between Inter Milan and AC Milan at the San Siro stadium in Milan, Italy, Tuesday, May 16, 2023. (AP Photo/Luca Bruno)

Interi u rikthye pas 13 vitesh në finalen e Championsit pasi mposhti Milanin në dy përballjet derbi të gjysmëfinales me shifrat e përgjithme 3-0.

Finalja ka sjellë entuziazëm në skuadrën e drejtuar nga tekniku Simone Inzagi që tashmë shkon në finalen e Stambollit me objektivin e ngritjes së trofeut.

Protagonist i suksesit të zikaltërve ishte dhe kapiteni Lautaro Martinez i cii shënoi golin e vetëm në derbin e mbrëmshëm ndaj Milanit. Sulmuesi argjentinas tha pas ndeshjes se te Interi po jetojnë një ëndërr dhe tashmë ëndrra për trofeun e Championsit është më afër se kurrë.

“Një gëzim i pabesueshëm, jam shumë i lumtur. Falenderoj familjen time, ky sport është gjëja më e bukur në botë. Të luash në finalen e Champions League është një ëndërr. Mendoj se kjo ndeshje ka shumë histori. Kemi bërë një punë të mirë në të dyja ndeshjet. Çelësi ishte grupi, kam pasur një përvojë të ngjashme në Kupën e Botës. Nëse arrin të transmetosh që jeni një grup i mirë, atëherë mund të shijosh frytet dhe të përjetosh ndeshje të tilla të rëndësishme.” – u shpreh Lautaro.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *