Petar Susiç do të jetë lojtar i Interit nga vera e këtij viti.

Fabricio Romano raporton se klubi italian ka arritur marrëveshje me Dinamon e Zagrebit për blerjen e mesfushorit, për të cilin do të paguajë 17 milionë euro.

21-vjeçari cilësohet si një nga talentet më premtuese të futbollit kroat, duke treguar paraqitje të mira me Dinamon e Zagrebit në Ligën e Kampionëve.

Susiç pritet të kryejë vizitat mjekësore në Milano dhe të jetë pjesë e ekipit të Simone Inzagit në qershor.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *