Milan Radojçiç është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli si i dyshuar për organizimin dhe drejtimin e sulmit të 24 shtatorit në Bajnskë.
Milan Radojçiç është raportuar se jeton në Beograd, ndërkohë që Serbia nuk u është përgjigjur thirrjeve të ndërkombëtarëve për dorëzimin e tij para autoriteteve të Kosovës.
Institucionet e Kosovës kanë sekuestruar vilën dhe jahtin e Radojçiçit në Ujman, ndërsa janë publikuar video ku provohet qartë përfshirja e tij direkte në sulmin e 24 shtatorit në Bajnskë ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u vranë tre terroristët serbë.