“Përktheu” Granit Zela
Në vitin 1969, Beketi mësoi se kishte marrë çmimin Nobel në Letërsi të vitit 1969 nëpërmjet një telegrami nga botuesi i tij, Jérôme Lindon, ku shkruhej:
“Të dashur Sam dhe Suzanne. Pavarësisht gjithçkaje, ata ju kanë dhënë çmimin Nobel. Ju këshilloj të fshiheni”.
Beketët që bënin jetë të mbyllur ishin të shqetësuar, pasi parashikuan një rritje të publicitetit dhe njerëz që përpiqeshin t’i kontaktonin, dhe kishin të drejtë – kështu që kur televizioni suedez kërkoi të bënte një intervistë, Beketi ra dakord vetëm me kushtin që intervistuesi të mos bënte asnjë pyetje. Kështu u krijua video “intervista” e pas Nobelit. Një intervistë pa tekst, e natyrshme për teatrin e absurdit!