Pëllumb Gjoka është një nga të arrestuarit e SPAK-ut me akuzën e përfshirjes në një grup të strukturuar kriminal.

Në vitin 2021, Gjoka mori statusin e investitorit strategjik, nga i ciii përfitoi 113 mijë metër katror tokë në një nga zonat e virgjëra të Velipojës ku do të ndërtonte një resort për biznes. Vlera totale e investimit ishtë përllogaritur në 52 milionë euro.

Sigurimi i energjisë elektrike, furnizimit me ujë dhe punimet për ujërat e zeza do të kryheshin me fondet e taksapaguesve shqiptarë.

Hetimet e SPAK-ut në bashkëpunim me autoritetet franceze dhe ato belge, detajuan mekanizmat e një grupi të strukturuar kriminal që porosiste dhe rekrutonte vrasës për kryerje atentatesh.

Pjesë e këtij grupi rezultoi të ishte dhe investitori strategjik, Pëllumb Gjoka.

Ai dyshohet si një nga personat që qëndron pas atentateve ku humbën jetën shtetasit Gjin Ndoji dhe Gjon Boriçi. Gjoka po ashtu akuzohet se ishte pjesë e planeve për të vrarë shtetasit Ibrahim Licit, Dorian Duli, Genc Tafili, Taulant Pepa dhe Kleanth Musabelliu.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *