Tekniku i Interit, Simone Inzagi, vlerësoi paraqitjet e deritanishme të Kristjan Asllanit me zikaltrit. Mesfushori i kombëtares shqiptare nuk ka gjetur shumë hapësira në formacion për shkak të cilësisë që Interi posedon në mesfushë, por Inzagi shprehet se Asllani po rritet në paraqitjet e tij për aq sa ka luajtur.
Tekniku Italian shtoi se Asllani mund të jetë titullar sonte në ’Allianz Arena”’ndaj Bajernit të Mynihut. “Është një moment (rasti i humbur me Barcelonën) që ai e ka lënë pas vetes. Asllani po rritet shumë. Çalhanoglu po bën mirë si një playmaker në thellësi, por nesër (sonte) mund të jetë ndeshja e duhur për Asllanin. Qoftë si një shkatërrues, ashtu edhe si një playmaker‘në thellësi.“ – tha trajneri Simone Inzagi para ndeshjes.