Nga Sebastian Zonja

Gjatë intervistës për median amerikane “CBS”, në emisionin “Face the nation”, ministri i Jashtëm iranian Abas Aragçi hodhi në tryezën e bisedimeve me SHBA-të arsyen pse nisi lufta dhe mënyrën si mund të mbyllet. Kthimi i Iranit në fuqi bërthamore kërcënonte gjithë rajonin. Jemi mësuar të dëgjojmë narrativën që ka ndërtuar Izraeli, por nuk janë më pak të rrezikuara vendet e Gjirit Persikë dhe Arabia Saudite. 

Ministri i Jashtëm iranian hodhi në tryezë ofertën se Teherani heq dorë nga uraniumi i pasuruar. Sipas inteligjencës amerikane, aktualisht iranianët kanë 440 kilogram uranium të pasuruar në kuotat 60%. 

Nëse do merrnim për bazë “teorinë e lojës” për të kuptuar pse presidenti amerikan thotë se Teherani po kërkon negociata, kjo vjen prej kërcënimit të drejtëpërdrejtë amerikan me shuarjen e gjithë industrisë së nxjerrjes dhe përpunimit të naftës. Ky kërcënim kaq i drejtëpërdrejtë ka sjellë që në udhëheqjen iraniane të bien kambanat e alarmit. 

Aktualisht, ajo që ngelet për t’u parë është se si do koordinohen palët (amerikanët, izraelitët dhe arabët) për sa i përket asgjësimit të kësaj sasie uraniumi dhe nëse do shohim po të njëjtën formë regjimi në Iran. Izraeli është kundër këtij regjimi, Amerika dhe arabët s’e kanë problem. Regjimi rrëzohet me luftë civile të brendshme, por amerikanët dhe arabët nuk kanë interes. Irani aktualisht ka kapitulluar përballë fuqisë amerikane.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *