Forcat e armatosura të Iranit kanë mohuar zyrtarisht pretendimet se kanë lëshuar një raketë balistike drejt Turqisë. Në një deklaratë të publikuar të enjten në mëngjes, autoritetet iraniane theksuan se e respektojnë integritetin territorial të Turqisë dhe e konsiderojnë atë një vend mik dhe fqinj.

Reagimi i Teheranit vjen rreth 24 orë pas raportimeve se një raketë iraniane ishte drejtuar drejt bazës ushtarake të Incirlik në Turqi dhe ishte rrëzuar nga forcat e NATO-s.

Ministria turke e Mbrojtjes kishte njoftuar më herët se raketa ishte neutralizuar nga forcat e Aleancës së Atlantikut të Veriut ndërsa po i afrohej hapësirës ajrore turke. NATO e dënoi këtë incident, duke e cilësuar si një sulm ndaj Turqisë.

Baza ushtarake Incirlik, e vendosur në jug të Turqisë pranë Detit Mesdhe, ka qenë prej vitesh një qendër e rëndësishme operacionesh për Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *