Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian ka përcjellë mesazhin e vendit të tij gjatë një takimi në Bejrut me Tor Wennesland, koordinatorin special të OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme – raporton agjencia e lajmeve Anadolu.
Sipas kryediplimatit Iranian, Teherani nuk do e tolerojë një ofensivë tokësore të Izraelit në Gaza dhe do të detyrohet të ndërhyjë duke rritur rrezikun e një lufte që mund të përfshijë të gjithë rajonin.
Zyrtari iranian në këtë takim foli dhe për vijat e kuqe që shteti i tij ka vendosur në këtë konflikt duke ofruar gatishmërinë që Irani të negociojë për lirimin e pengjeve izraelitë të Hamasit.