Irani ka rinisur sulmet me raketa kundër Izraelit, duke rritur sërish tensionet mes dy vendeve pas një periudhe të shkurtër qetësie.
Sirenat e alarmit janë dëgjuar në disa rajone të vendit, ndërsa autoritetet izraelite u kanë bërë thirrje banorëve të strehohen në hapësira të sigurta për shkak të rrezikut nga goditjet me raketa.
Sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar për të ndaluar raketat e lëshuara, ndërsa ushtria ka ndërmarrë edhe sulme kundër objektivave që konsiderohen kërcënim.
Përshkallëzimi i ri i sulmeve vjen në një moment tensioni të lartë në rajon, ndërsa komuniteti ndërkombëtar vijon të bëjë thirrje për uljen e tensioneve dhe shmangien e një konflikti më të gjerë.

