Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm pas një sulmi me dronë ndaj ambasadës amerikane në Riad. Sipas raportimeve fillestare të Reuters dhe Agence France-Presse (AFP), nga zona diplomatike e kryeqytetit saudit u panë shtëllunga të dendura tymi.

Burime mediatike bëjnë me dije se dy dronë kanë shënjestruar lagjen diplomatike, ku ndodhet përfaqësia e SHBA-së. Më pas, incidenti u konfirmua edhe nga Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite.

Në deklaratën zyrtare thuhet se ambasada amerikane iu nënshtrua një sulmi nga dy dronë, sipas vlerësimeve paraprake, duke shkaktuar një zjarr të kufizuar dhe dëme të vogla materiale në ndërtesë.

Ngjarja vjen në një klimë përshkallëzimi të sulmeve në të gjithë rajonin, duke shtuar shqetësimet për destabilizim të mëtejshëm të situatës në Lindjen e Mesme.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *