Një rafineri e madhe nafte në Arabinë Saudite është goditur nga sulme me dronë, duke shkaktuar shpërthime dhe zjarr në zonën industriale. Sulmet janë atribuar t dhe konsiderohen pjesë e tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme.

Si pasojë e incidentit, autoritetet vendase kanë ndalur përkohësisht disa procese pune në rafineri për arsye sigurie. Zyrtarët kanë bërë të ditur se masa është parandaluese dhe se furnizimi me derivate të naftës në tregun vendas vazhdon normalisht.

Pamje të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë re të mëdha tymi mbi kompleksin energjetik, ndërsa ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit dhe stabilizimin e situatës. Rafineria konsiderohet një nga objektet më të rëndësishme të përpunimit të naftës në rajon.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *