Drejtuesi i “Lëvizja Bashkë”, Arlnd Qori shkroi në rrjetet sociale se deklarata e gazetarit Ylli Rakipi gjatë emisionit “Të Paekspozit” tregon fytyrën e vërtetë të raporteve mes dy palëve kryesore politike në vend.
Ylli Rakipi tha se i kishte parë të ulur në një tavolinë Erion Veliajn, Shkëlzen Berishën dhe gazetarin Çim Peka. Qori thekson në shkrimin e tij se imazhi publik i aktorëve të politikës është vetëm një mashtrim, pasi kulisat i bashkojnë në prapaskenë.
“Gjatë emisionit Të Paekspozuarit Ylli Rakipi tha se një mbrëmje kishte ndeshur në të njëjtën tavolinë Erion Veliajn, Shkëlzen Berishën dhe Çim Pekën. Me siguri, po diskutonin për motin dhe shijet muzikore.
Kujtojeni këtë dëshmi sa herë të dëgjoni berishistët t’ju shantazhojnë moralisht se, duke mos iu bashkuar “opozitës”, po i shërbeni Edi Ramës apo Erion Veliajt! Sa herë të shihni si ngrihen kullat pa bërë njeri gëk mes pseudo-opozitarëve. Dhe do të dilni në përfundimin se sherri politik i ditës është thjesht çarçafi kinematografik që mbulon pazaret ekonomike të natës.” – shkroi Qori.