Kaja Kallas u zgjodh si përfaqësuese e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri duke zëvendësuar në këtë detyrë Jozef Borrelin.
Kallas ishte propozim i drejtueses së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Lajen dhe kandidatura e saj mori miratimin në votëbesimin e vendeve të unionit.

Kaja Kallas do të jetë e deleguara e re e BE-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe do të jetë në këtë detyrë për pesë vitet e ardhshme.
Qeveria e Kosovës pati shpesh kritika ndaj punës së paraardhësit të saj, Jozef Borrel në dialogun Kosovë-Serbi duke i cilësuar qëndrimet dhe deklarimet e tij si të njëanshme dhe në favor të Serbisë.