Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me 85 vota pro kandidaturën e Endrit Shabanit për detyrën e Avokatit të Popullit. Shabani do të pasojë në këtë post Erinda L. Ballancën, e cila ka mbajtur detyrën deri në përfundimin e mandatit.
Procesi i votimit u zhvillua pa praninë e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët braktisën sallën para nisjes së procedurës, duke kundërshtuar mënyrën e përzgjedhjes së kandidatit dhe duke e cilësuar procesin si të njëanshëm.
Shabani mori mbështetjen e shumicës socialiste, e cila siguroi votat e nevojshme për zgjedhjen e tij në krye të institucionit të Avokatit të Popullit, një nga organet kryesore të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të qytetarëve në vend.

