Ferdane Bajrami Alidemi, ish-kryetarja e degës së PDK-së në Mynih, ka reaguar ashpër ndaj Bekim Jasharit për mbështetjen që ai i ka dhënë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në lidhje me çështjen e sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Bajrami Alidemi ka përdorur gjuhë fyese dhe akuza të rënda, duke e cilësuar qëndrimin e Jasharit si të papranueshëm. Sipas raportimeve, postimi i saj ka kaluar kufijtë e etikës publike, duke përfshirë edhe insinuata dhe teori të pabazuara që prekin dinjitetin e familjes Jashari.

Ajo shkruan ndër të tjera se Bekim  Jashari mund të jetë ndërruar me ndonjë serb në maternitet.

Postimi i plotë i Alidemit:

“O BEKIM e ti a po na tregon  se si është e mundëshme që nga FAMILJA JASHARI të delë një KARCYLLË që e përkrahë Albinsllobodanmillisheviqin kopilin e Sllobodanmillosheviçit që t’a shfarosi gjithë FAMILJEN (por pom bonë me dyshu në ty mos vallë në SPITALË ato MAMITË sërbe të kanë ndrru me tjeter Fëmijë me qëllimë  )e besa mbaje në mendë se me mujtë e me ardhë në pushtet edhe Ket BREZIN e ri javvshkatrron ma zi se baba i tijë Sllobodani.

Unë ndoshta nuk janë gjallë por POPULLIN e kamë dëshmitar/e.LIRIA KA EMËR”

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *