Në një intervistë të dhënë për “One America News”, Alise Guerreiro, ish-partnerja e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal tha se Charles-i komunikonte çdo ditë me telefonata dhe mesazhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Guerreiro theksoi se ajo besonte se ish-partneri i saj po i ndihmonte shqiptarët të çrrënjosnin korrupsionin, siç McGonigal pretendonte gjatë bisedave me të duke shpjeguar udhëtimet e tij në Shqipëri dhe vizitat e Ramës në SHBA. Guerreiro shtoi se McGonigal shpesh i dërgonte dhe foto nga takimet me Edi Ramën.

“Unë e postova në Tuiter por shpejt e fshiva një fotografi të Charles –it me kryeministrin Rama. Mendoja se ata janë një vend aleat i NATO-s, ndjeja se ata po vinin te FBI, te vendi ynë, që t’i ndihmojmë të çrrënjosin korrupsionin. Por rezulton se Charles, pasi lexon aktpadinë, nuk kishte asnjë qëllim që të çrrënjoste korrupsionin. Dua të them, Edi Rama është ndoshta politikani më i korruptuar për të cilin kam dëgjuar. Ai i shkruante dhe i telefononte ish-partnerit tim çdo ditë.”- tha ajo.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *