Bill Clinton pritet të dëshmojë sot para një komiteti të Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuaralidhur me hetimet për rastin e Jeffrey Epstein, i akuzuar për abuzime seksuale.

Emri dhe fotografitë e ish-presidentit amerikan shfaqen në dokumente që lidhen me hetimin mbi aktivitetet kriminale të Epsteinit. Clinton ka pasur kontakte me financierin e dënuar dhe, sipas raportimeve, ka udhëtuar disa herë me avionin e tij privat në fillim të viteve 2000, pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Në disa fotografi të publikuara së fundmi nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA, Clinton shfaqet në aktivitete shoqërore dhe ambiente private së bashku me Epstein, në disa raste edhe në prani të grave identitetet e të cilave nuk bëhen publike.

Sipas mediave ndërkombëtare, Clinton ka deklaruar se nuk kishte dijeni për aktivitetet kriminale të Epsteinit. Ndërkohë, Hillary Clinton, gjatë dëshmisë së saj një ditë më parë, theksoi se shumica e personave që kishin pasur kontakte me Epstein përpara pranimit të fajësisë në vitin 2008 nuk ishin në dijeni të veprimtarisë së tij.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *