Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, do të lirohet nga burgu, pasi Gjykata e Parisit vendosi që ai të qëndrojë i lirë në pritje të shqyrtimit të apelimit të dënimit të dhënë në shtator për akuzën e “komplotit kriminal”.

Sarkozy u dënua për përfshirjen në një skemë të dyshuar financimi të paligjshëm të fushatës së tij zgjedhore në vitin 2007, ku dyshohet se janë përdorur fonde të ardhura nga Libia në këmbim të favoreve politike dhe diplomatike.

Gjatë një paraqitjeje me video para gjykatës, ish-presidenti tha se 20 ditët e kaluara në burg kanë qenë “shumë të vështira”.

Vendimi i gjykatës parashikon që ai të mos komunikojë me persona të përfshirë në hetim, përfshirë edhe ministrin aktual të Drejtësisë, Gérald Darmanin, i cili ishte përfolur pas një vizite që i bëri Sarkozy-t në burg në tetor.

Çështja e financimit të fushatës së vitit 2007 ka qenë në qendër të hetimeve për më shumë se dhjetë vjet dhe vazhdon të mbetet një nga dosjet më të ndjeshme politike në Francë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *