Xhimi Karter, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1977 deri në 1981, u nda nga jeta në moshën 100-vjeçare.

Gjatë mandatit të tij, Karter u përball me sfida të shumta, veçanërisht në arenën gjeopolitike. Ai mbahet mend për rolin e tij të rëndësishëm në krijimin e urave të dialogut mes izraelitëve dhe palestinezëve, duke kontribuar në përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme.

Ish-presidenti Xhimi Karter ishte gjithashtu lideri amerikan që jetoi më gjatë nga të gjithë ish-presidentët në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Për një vit të fundit, ai ishte nën kujdes mjekësor në shtëpinë e tij në Xhorxhia, ku edhe ndërroi jetë. Karter do të kujtohet jo vetëm për rolin e tij si president, por edhe për aktivizmin dhe përkushtimin e tij në fushën e të drejtave të njeriut dhe bamirësinë gjatë dekadave pas presidencës.

By Editor