Ish-zyrtari financiar i Mançester Sitit tha për “TalkSport” se klubi mund të marrë një dënim të rëndë lidhur me akuzat për 113 shkelje të rregullave financiare. 

Stefan Borson u shpreh se Evertoni dhe Notingam Foresti që u dënuan kishin akuza shumë më të lehta se Mançester Siti dhe dënimi për qytetarët mund të jetë më i rëndë.

“Bëhet fjalë për një nivel krejtësisht tjetër. Nuk ka asnjë dyshim, nëse ato akuza vërtetohen, kjo situatë përfundon me të paktën rënien nga kategoria.

Ekziston akuza për konspiracion në një periudhë 10-vjeçare. Ata sugjerojnë se marrëveshjet e sponsorit kryesor të Sitit nuk janë për 50-60 milionë paund, por aktualisht vetëm 8 milionë paund dhe gjithçka ishte një mashtrim dhe shumë njerëz kanë gënjyer.

Shumë drejtues në kompani të shumta ishin të përfshirë. Edhe klubi gënjeu gjithashtu persona, kompani, profesionistë, njerëz që bënin auditimet, kampionatin, UEFA-n, Federatën.

Nëse vërtetohet, është një aferë shumë e rëndë. Askush nuk do ta vinte në diskutim këtë fakt. Edhe vetë Siti do të insistojë se bëhet fjalë për akuza shumë të rënda.

Për çdo gjykatë, të sugjerojë që një numër kaq i madh personash kanë qenë kaq të pandershëm, do të jetë një vendim shumë i rëndësishëm dhe i vështirë.” – tha ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *