Ardian Ismajli pritet të jetë pjesë e Lacios në ditët në vijim, kur skadon edhe kontrata e tij me Empolin.
Media të afërta me klubin raportojnë se mbrojtësi i kombëtares shqiptare tashmë ka një akord verbal me lacialët dhe së shpejti pritet firma në kontratë.
Ismajli vlerësohet nga Mauricio Sarri, i rikthyer sërish në stolin e Lacios.
Ismajli u kërkua zyrtarisht nga Parma dhe Verona në Serinë A, si dhe nga Beshiktashi në Turqi, por duket se projekti i Sarrit për rikthimin e Lacios në elitën e futbollit italian e ka bindur mbrojtësin të vendosë për kalimin në kryeqytet.