Qendërmbrojtësi i Kombëtares po përballet me një seri dëmtimesh në dy muajt e fundit, në sezonin më të mirë të karrierës së tij me Empolin në Serinë A.

Në seancën e fundit stërvitore të Kombëtares, para nisjes drejt Londrës, Ardian Ismajli qëndroi vetëm për pak minuta në fushë, ndërsa më pas u largua duke kërkuar konsultim me stafin mjekësor.

Raportohet se 28-vjeçari ndjeu shqetësime muskulore dhe prania e tij në formacionin për përballjen e së premtes në Wembley pritet të vlerësohet në minutat e fundit.

Në rast mungese të Ismajlit, vendin e tij përkrah Gjimshitit në mbrojtje mund ta marrë Kumbulla, i cili po zhvillon një sezon pozitiv me Espanjolin në La Liga.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *