Ardian Ismajli nuk ia doli të riaftësohet për sfidën ndaj Çekisë dhe ky mund të jetë i vetmi lajm i keq për Silvinjon para kësaj përballje vendimtare për kombëtaren.

Pjesa tjetër e organikës është e plotë, ndërkohë që portieri Etrit Berisha shprehet se çekët janë një skuadër e vështirë për t’u mundur. Ai rikujton ndeshjen e parë në Pragë duke shtuar se ndaj çekëve duhet përqendrim dhe karakter në fushë pasi janë një skuadër e fortë në aspektin fizik dhe me kualitete.

“Në aspektin teknik e dimë pak a shumë ekipin kundërshtar si është, sepse kemi luajtur një muaj më parë me ta. Jabë fizikisht shumë të fortë dhe lënë shumë pak hapësira. Sidomos në pjesën e parë bëmë një pjesë shumë të bukur. Ai momenti i golit në pjesën e dytë, ato 10-15 minuta ishin në favor të tyre, por është normale se është një ekip që ka lojtarë shumë cilësorë që luajnë kryesisht në Bundesligë. Por prapë se prapë kem bërë diferencën dhe kemi marrë atë që kemi dashur. Kjo do të jetë një histori më vete, të mundohemi ta përgatitim në mënyrën më të mirë të mundshme që të arrijmë te objektivi ynë.

Ne kishim mundësi të shënonim edhe në pjesën e parë, mund të ishte 1-0 për ne. Por përsëri kemi Bajramin dhe disa elementë të tjerë si Asllani, Asani, Muçi… Të gjithë që mund të bëjnë diferencën në çdo moment dhe është një cilësi që duhet çmuar.” – u shpreh Berisha.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *