Gjykata e Kasacionit në Itali vendosi të njohë si ligjërisht të vlefshme komunikimet në platformën “SKYECC”.

Ky vendim u jep të drejtë prokurorëve që të paraqesin këto komunikime si prova në proceset penale.

Sipas vendimit, komunikimet duhet të merren në mënyrë të ligjshme.

Gazetarja Alba Kepi tha për Euronews Albania se ishte precedenti i një shqiptari ai që i hapi rrugë këtij vendimi.

“Ky vendim ka të bëjë me Shqipërinë. Është një vendim që ka hedhur poshtë rekursin e shtetasit shqiptar Ermal Gjuzi, i cili është arrestuar në kuadër të një operacioni të rëndësishëm të antidrogës italiane që zbardhi një trafik droge mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ermal Gjuzi kishte një biznes të një kooperative bujqësore dhe e përdorte për të pastruar paratë e kokainës. Ka qenë Gjuzi që, përmes avokatëve mbrojtës, ka kërkuar që ky operacion, që bazohej në zbardhjen e përgjimeve të “SKYECC”, të mos përdorej si provë kundër tij. Gjykata vendosi që të quajë të ligjshëm përdorimin e këtyre bisedave në shërbim të hetimit,” – tha Kepi.

By Editor