Ministri i Mbrojtjes i Kroacia, Ivan Anushiq, ka deklaruar se bashkëpunimi mes Kroacisë, Shqipëriadhe Kosova në fushën e mbrojtjes nuk përbën kërcënim për asnjë vend.

Në margjinat e Konferenca e Sigurisë në Mynih, ai zhvilloi një takim trepalësh me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, dhe ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci. Gjatë diskutimeve u trajtuan aktivitetet aktuale dhe planet e ardhshme në kuadër të Deklaratës për Bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Sipas Anushiqit, përmes kësaj deklarate tre shtetet synojnë të zhvillojnë projekte të reja në industrinë e mbrojtjes dhe të forcojnë koordinimin ndërmjet forcave të armatosura.

Në një reagim të publikuar në platformën X, ministri kroat theksoi se në marrëveshje “nuk ka absolutisht asgjë kontestuese”, duke nënvizuar se partneriteti rajonal ka karakter bashkëpunues dhe nuk është i drejtuar kundër askujt.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *