Grupimi i armatosur palestinez njoftoi se Saed Atallah Ali bashkë me gruan dhe dy vajzat e tij mbetën të vrarë nga bombardiet izraelite në veriun e Libanit. Ali ishte pjesë e zinxhirit komandues të Hamasit.

Së fundmi, Hamasi konfirmoi vdekjen e udhëheqësit të tij në Liban, Fatah Sharif Abu al-Amine, në një sulm në kampin Al-Bas në jug të Libanit.
Në gusht, komandanti Samer al-Hajj po ashtu u vra nga një sulm ajror izraelit.