Ushtria e Izraelit ka ndërmarrë një sulm ajror gjatë natës ndaj një objekti në Iran, ku dyshohej se ndodhej ministri i Inteligjencës, Esmail Khatib.

Sipas raportimeve të mediave izraelite, një zyrtar ka konfirmuar se objekti është goditur, ndërsa autoritetet po vlerësojnë pasojat e sulmit.

Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nëse Khatib është vrarë apo ka mbetur i plagosur. Burime izraelite kanë deklaruar se janë në pritje të rezultateve përfundimtare, duke shtuar se operacioni “duket se ka shkuar mirë”.

Ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta mes Izraelit dhe Iranit, duke rritur pasigurinë për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit në rajon.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *