Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) shpërndau një komunikatë ku njofton se ka goditur disa objektiva ushtarakë në Iran.
Sulmi vjen si hakmarrje e paralajmëruar për sulmin që Irani kreu ndaj Izraelit me raketa balistike në fillim të muajit.

Mediat iraniane raportojnë për shpërthime në disa zona në afërsi të Teheranit, ndërkohë që autoritetet vendase e pranuan se janë sulmuar nga Izraeli, por sipas tyre dëmet janë të kufizuara.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cilësuan si akt vetëmbrojtje sulmin e Izraelit duke paralajmëruar Iranin se do të jetë pasoja nëse vedos të sulmojë sërish.