Mediat në Izrael raportojnë se raketat balistike të lëshuara nga Irani kanë arritur të godasin disa qytete të vendit, duke shkaktuar dëme të shumta.
Jerusalem Post raporton se Izraeli ka kërkuar ndihmën e SHBA-ve në fushatën kundër objektivave bërthamore të Teheranit.
Po ashtu, agjencia e lajmeve KAN raporton se Izraeli po bën çdo përpjekje për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në këtë konflikt me Iranin.
Izraeli shpreson se përfshirja e SHBA-ve do ta detyrojë Iranin të ulet në tryezën e bisedimeve për çështjen bërthamore.
SHBA-të, nga ana e tyre, po e vlerësojnë mundësinë e përfshirjes në mbështetje të Izraelit në këtë përplasje, e cila ka rritur ndjeshëm tensionet dhe pasigurinë në Lindjen e Mesme.
KAN raporton gjithashtu se Britania e Madhe është vetëofruar për të mbështetur Izraelin në fushatën ushtarake kundër Iranit, ndërsa Franca vijon të ngurojë.