Presidenti i Izraelit, Isak Hercog deklaroi se kreu i Hamasit palestinez, Jahja Sinuar mbeti i vrarë në Gaza nga bombardimet e aviacionit izraelit.
Hercog shtoi se vrasja e Sinuar shënon dhe fundin e përpjekjeve të tij për rrënimin e paqes në Lindjen e Mesme.
Lajmin për vrasjen e Sinuar e konfirmoi dhe ministri i Jashtëm izraelit, Izrael Katz duke nënvizuar se vdekja e Sinuar krijon premisa për lirimin e pengjeve izraelite që mbahen peng nga Hamasi që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

Edhe nga Shtëpia e Bardhë në Shtetet e Bashkuara vrasja e Jahja Sinuar u cilësua si fitore e madhe dhe një mundësi e re për fundin e shpejtë të luftës në Gaza.