Nuk kanë të ndalur luftimet mes ushtarëve izraelitë dhe militantëve të Hamasit. Deri tani raportohet se mbi 1200 persona kanë humbur jetën nga luftimet në Gaza, ndërsa Izraeli po pret për mësymjen finale në kryqendrën e Hamasit.
Së fundmi Izraeli u godit me raketa dhe nga Siria, ndërsa kundërpërgjigja erdhi me artileri drejt territoreve siriane.
Po ashtu izraeli është goditur me raketa nga Hezbollahu libanez dhe mundësia e përfshirjes së plotë në luftë e Libanit dhe Sirisë sa vjen dhe rritet.
Ministri izraelit i Mbrojtjes tha se plani ushtarak do të çohet deri në fund dhe Gaza që njohim sot nuk do të ekzistojë sërish.
“Nuk do të mbetet asgjë nga ajo që sot është në Gaza.
Ne e kemi nisur ofensivën nga ajri, më vonë do të vijmë përmes tokës. Ne jemi duke e kontrolluar këtë zonë që nga Dita 2 dhe jemi në ofensivë. Vetëm sa do të intensifikohet.” – tha ai.