Një zyrtar i lartë ushtarak izraelit i tha CNN se Hezbollahu po e tërheq Libanin drejt një lufte të pashmangshme me Izraelin.
Ai shtoi se Hezbollahu ka lëshuar një numër të madh raketash drejt Izraelit nga territori i Libanit duke synuar goditjen e objektivave ushtarake dhe atyre civile.
“Hezbollah është duke e tërhequr Libanin në një konflikt në të cilin nuk ka punë dhe sigurisht që nuk do të përfitojë prej tij.” – tha Conricus.
Hezbollah kreu gjashtë sulme në postet ushtarake izraelite përgjatë kufirit libanez të mërkurën duke përdorur raketa të drejtuara, mitralozë dhe mortaja 57 mm.