Grupi i armatosur libanez pretendoi përmes një deklarate për mediat se arriti të ndalonte përparimin e trupave tokësore izraelite në fshatin Adasah në jugun e vendit.
Në deklaratë thuhet se priten sulme të tjera pasi trupat izraelite po riorganizohen.
Izraeli nga ana e tij pranoi se ka patur luftime me Hezbollahun duke ripërsëritur thirrjet drejtuar libanezëve në disa rajone të vendit që të largohen nga baneat e tyre.
Situata në terren është përshkallëzuar ndërkohë që Shtete e Bashkuara të Amerikës riktheksuan mbështetjen e pakushtëzuar për Izraelin i cili krahas fronteve ndaj Hamasit dhe Hezbollahut është në prag të një lufte dhe me Iranin.